Report TV - Presidenti vendos datën kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale të 2019
  • 5 years ago
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar datën 30 qershor si datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Meta u takua më 31 tetor me palët e partive kryesore në vend, ku edhe u paralajmëra se zgjedhjet do të vendoseshin të dielën e parafundit ose të fundit të qershorit.

Jashtë Presidencës, numri dy i socialistëve, Taulant Balla përmendi si argument kërkesën e operatorëve turistikë.

Zgjedhjet do të jenë mes dy të dielave të fundit të qershorit. Ne nuk propozuam një datë, por kujtuam një kërkesë të operatorëve turistikë që zgjedhjet të mos jenë afër kulmit të sezonit.

Taulant Balla, Kreu i Grupit të PS
Edmond Spaho hyri e doli me makinë, duke mos iu dhënë mundësi gazetarëve që të pyetej nëse partia e tij do të hynte apo jo në zgjedhje. Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Luan Rama tha se partia e tij kërkonte garanci për standardet zgjedhore dhe moskapjen e tyre nga krimi.

Për ne nuk është e rëndësishme një datë, por standardi i zgjedhjeve dhe ndarja e tyre nga ndikimi i bandave.

Luan Rama, Nënkryetar i LSI
Zgjedhet lokale të 2019-ës do të zhvillohen në datën e caktuar, ku edhe në 61 bashkitë e vendit qytetarët do të zgjedhin kryetarin që do të qeverisë zonën e tyre për katër vitet e ardhshme dhe këshilltarët bashkiakë.

Paraditen e sotme, presidenti Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi me kërkesë të këtij të fundit. Burime për Report Tv pohuan se një nga temat e bisedës ishte çështja e dekretit të Sandër Lleshit. Por në një njoftim për mediat, Presidenca deklaroi se është folur për datën e zgjedhjeve dhe garën për KLSH-në.
Recommended