Data 1 Tetor mund të jetë data e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Presidenti Mejdani pas mbledhjes së parë së Komisionit Qendror të zgjedhjeve i mbetet të dekretojë datat kur do të zhvillohen dy raundet e votimit gjatë muajit Tetor. Këtë e kanë konfirmuar sot këshilltarët e Presidentit Mejdani përpara gazetarëve. Për emërimet në Komisionin Elektoral, këshilltari politik Vladimir Prela tha se është përmbushur kërkesa kushtetuese që 3 vitet e fundit asnjëri prej anëtarëve të Komisionit Elektoral të mos ishte i angazhuar politikisht. Tani pritet që Parlamenti të zgjedhë anëtarin e shtatë të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Be the first to comment