Marreveshja e Ohrit ne Kushtetute

  • 6 years ago
Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Vesel Memedi thotë se inkorporimi i Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutën e Maqedonisë është një hap i madh e pozitiv që faktorizon shqiptarët.

Partitë opozitare shqiptare, nga aspekti historik, këtë e vlerësojnë si një hap pozitiv, por theksojnë se kjo nuk e përmirëson statusin juridik të shqiptarëve në Maqedoni.

Ndërkaq, analistë politik thonë se tashmë është koha për një homogjenizim të brendshëm të spektrit politik shqiptar. Ndërkohë në rrjetet sociale ka nisur një fushatë aktive duke u shpërndarë slogani ?Mos më thirr 20%, unë jam shqiptar?. Ky aksion është përkrahur nga partitë opozitare shqiptare në Maqedoni.

Tv Klan

Recommended