Ora News - Kërkesat e Sindikatës: Të shlyhen pagat e prapambetura të minatorëve të Fushë-Arrëzit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sindikata e minatorëve në një konferencë për media i kërkoi qeverisë të marrë masa për të shlyer pagesat e prapambetura prej 4 uajsh të minatorëve të minierës së Fushë Arrëzit. Sindikata e minatorëve gjithashtu kërkoi nga qeveria të mos rritet renta minerare në 9%, nga 6% që është aktualisht.

Sindikata e minatorëve i ka kërkuar qeverisë nëpërmjet ministrive të linjës të mbajnë angazhimin e dhënë dhe të detyrojnë kompaninë që administron minierën e Fushë Arrëzit të shlyejë pagat e prapambetura të minatorëve.

Gëzim Kalaja: I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Energjisë të mbajnë angazhimet që kanë marrë sepse po hyjmë në vitin e dytë dhe katër pagat e minatorëve të Fushë Arrëzit akoma nuk janë paguar dhe puna ka filluar në mënyrë të reduktuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkesat-e-sindikates-te-shlyhen-pagat-e-prapambetura-te-minatoreve-te-fushe-arrezit

Recommended