Report Tv - Rama publikon videomontazhin, 5 rivalët e tij me fustane duke kënduar

  • 6 years ago
Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një videomontazh të rivalëve të tij politikë në Instagramin e tij. Bëhet fjalë për: Sali Berishën, Arben Ristanin, Ervin Salianjin, Edi Palokën dhe Lulzim Bashën.

Fytyrat e pesë prej politikanë më të njohur në vend janë montuar mbi fytyrat e protagonistëve të këngës: All about that bass të këngëtares Meghan Trainor.

Nuk është shumë e qartë se përse figurat e tyre janë pjesë e një këngë që frymëzon dhe përkrah vajzat mbipeshë por as Rama nuk e ka komentuar dhe shpjeguar zgjedhjen e tij. Përkundrazi ai e ka shoqëruar videon vetëm me emoji që tregojnë disa fytyra që qeshin me lot.

Recommended