Report Tv-Berat/Aluvionet e grumbulluara në Osum rrezik përmbytjesh

  • 6 years ago
Berat - Aluvionet e grumbulluara në disa pjesë të Osumit po khehen në rrezik për përmbytje. Sic shihet dhe nga pamjet ky lum në disa pjesë të tij janë formuar ishuj me pemë të mbira në mesin e tyre. Një pjesë e lumit është e pastruar, nga ura e Goricës deri tek ura e varur, ndërsa pjesa tjeter është e mbushur me aluvione të cilat janë sjellë nga vetë lumi.

Ardhja e stinës së Dimrit sjell shumë reshje të mëdha ndërsa pirgjet e mëdha të rërës e baltës të krijuara në mes të lumit rrezikojnë edhe përmbytjet e të gjithë zonës ku kalon Osumi. Institucioni i Prefektit është përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e veprimtarive për emergjecat verore dhe dimërore. Në lidhje me këtë problematike prefektura e qarkut Berat ka organizuar një takim ku është kërkuar marrja e masave për rehabilitimin e përrenjeve dhe lumenjëve.

Recommended