SHBA kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare Penale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Uashingtoni kërcënon me sanksione Gjykatën Ndërkombëtare Penale nëse ajo vazhdon me ndjekjet ndaj amerikaneve. Gjykata aktualisht po shqyrton procesin ndaj ushtarakëve lidhur me abuzimin e dyshuar mbi te arrestuarit në Afganistan.



Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton e quajti gjykatën të paligjshme dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara do bëjnë gjithçka per te mbrojtur qytetaret.



"Shtetet e Bashkuara do të përdorin çdo mjet të nevojshëm për të mbrojtur qytetarët tanë dhe ato të aleatëve tanë nga përndjekja e padrejtë nga kjo gjykata e paligjshme . Gjykata është një kërcënim për sovranitetin amerikan dhe sigurinë kombëtare. Ne do t'i ndjekim ata me sistemin penal të SHBA-ve. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë për çdo kompani apo shtet që ndihmon një hetim të GJNP-së për amerikanët."
SHBA-te janë mes vendeve që nuk i janë bashkuar gjykatës së themeluar më 2002. Gjykatësit dhe prokurorët do të ndalohen të hyjnë ne territorin amerikan.

Recommended