Report Tv-Ekskluzive/ Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi

  • 6 years ago
SHQIPËRI- Report Tv dhe Shqiptarja.com ka mësuar sot se familja e Kostandinos Kaçifa kërkon kthimin e trupit në shtëpi 3 ditë pas vrasjes së tij në Bularat të Gjirokastrës. Babai i Kaçifa ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare, si edhe ka njoftuar ambasadën greke. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Ndërkohë që një tjetër reagim vjen nga familja e tij. Për mediat greke ka folur kunati i Kaçifas, Vagjel Sakelaraqis, i cili ka thënë Kaçifas ishte i vendosur të vdiste. Në një prononcim për televizionin grek Skai që sërish ka përdorur pamjet e Report Tv dhe Shqiptarja.com, kunati ka thënë se Kacifa kishte mundësi të ikte, por zgjodhi të vritej.

Recommended