Ora News - “Rruga e Mëndafshtë”, Haçka: Investitorët kinezë jashtë vëmendjes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë 1 mijë mld dollarë investime të projektuara për Ballkanin në kuadër të iniciativës së Kinës, ?Rruga e Mëndafshtë? por deri më tani Shqipëria nuk ka përfituar asgjë.

Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ardian Haçka deklaron se Shqipëria duhet reagojë pasi sfidë mbetet thithja e investimeve të huaja.

Ardian Haçka: E pakujdesshme nga ana e personave të ngarkuar në qeverinë shqiptare për të mos i treguar investitorëve kinezë vëmendjen e duhur. Sfida për 3-4 vitet e ardhshme, ka për të qenë për të sjellë investitorë jo vetëm kinezë, por edhe nga investitorë të tjerë të mëdhenj që investojnë jo vetëm në ofrim shërbimesh, por edhe në aktivitete ekonomike, manifakturë fabrike që prodhojnë vlerë të shtuar në Shqipëri. Për momentin ky është një hendek që nuk po e mbushim akoma.

Aktualisht në Shqipëri operojnë vetëm disa kompani që kanë hyrë në treg me anë të blerjeve, ndërsa nuk numërohet asnjë kompani që ka fituar tendera publikë.

Ardian Haçka: Nuk ka për momentin asnjë kompani kineze që ka marrë pjesë në tendera publikë ose që ka fituar tendera publik të qeverisë shqiptare. Këtu së bashku me Kosovën, Shqipëria është një përjashtim.

Kina me këtë projekt synon të krijojë një ndërlidhje me rrugën prej Azisë, nëpër Afrikë e deri në Evropë. Projekti mban emrin Rruga e Re e Mëndafshit, në anglisht e njohur si ?One Belt one Road?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-mendafshte-hacka-investitoret-kineze-jashte-vemendjes

Recommended