Lexim publik i dosjes së Gëzim Peshkopisë: Jam tronditur, mësova tradhëtinë e njeriut të besuar

  • 6 years ago
Për herë të parë u bë leximi publik i dosjes së një ish- të përndjekuri nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Bëhet fjalë për dosjen e Gëzim Peshkopisë. Gëzim Peshkopia është dënuar me tetë vite burg për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit në fushën e artit edhe të kulturës në vitin 1975. Moderimi i leximit të dosjes u bë nga ekspertja e OSBE-së, Edlira Agolli në praninë e historianes Nevila Nika, përfaqësuesit të Autoriteti për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Selami Zalli dhe vet Gëzim Peshkëpisë.

Vendim për të marrë në përpunim paraprak për agjitacion dhe propagandë Gëzim Manush Peshkëpinë... Lindur në 1940 në Tiranë, rruga ?Jani Vreto?, me arsim të mesëm dhe me punë saldator... I ati është arrestuar edhe pushkatuar me rastin e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Ky vet pasi ka shkruar shkollën e mesme është emëruar arsimtar në shkollën e Lushnjes, detyrë të cilën nuk e ka kryer vetëm një vit, pasi është thirrur për të kryer detyrën ushtarake. Pas mbarimit të ushtrisë është kthyer në Tiranë dhe është fut në ndërmarrjen e ndërtimit, ku mësoi punën si saldator....

Edlira Agolli, eksperte e OSBE-së
Deri këtu ka shumë pasaktësi dhe është pak si e çuditshme për armën vigjilente të sigurimit, që të ketë pasaktësi të tilla. Unë nuk kam shkuar ushtar nga Lushnja një, motra për të cilën bëhet fjalë nuk është motra, por kushërirë. Çudi që ka gjithë këto dizinfromime.

Gëzim Peshkopia

Recommended