Report TV - Veliaj falenderon Kadarenë për mbështjejen e ndërtimit të Teatrit të Ri

  • 6 years ago
TIRANË- Gjatë një takimi në njësinë numër 6 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Velaj ka falenderuar shkrimtarin e madh Ismail Kadare për mbështetjen që i ka dhënë në ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar.

Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare! Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës
Kjo deklaratë e kryebashkiakur erdhi pas botimit në media të deklaratës së Ismail Kadaresë lidhur me Teatrin Kombëtar, i cili theksoi nevojën për një teatër të ri pasi godina aktuale nuk ishte gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme, që pushtuesit italianë e kishin sajuar për zbavitjen e ushtarëve.

Recommended