4 years ago

'Pa gjurmë'- Nëna mëson të vërtetën mbi vajzën, në 1995 ishte biresuar jashtë vendit ( Pjesa e II )

Report TV
Report TV
?Pa gjurmë?/ Dalin detaje për vajzën e Hajrie Meçit, gazetari: Anxhela është gjallë

Gazetari i Report Tv, Armando Xhelili ka bërë me dije të dhënat e fundit për rastin e Anxhela Meçit, vajza që sot u kërkua nga mamaja e saj, Hajrija në studion e ?Pa gjurmë?. Gazetari ka thënë se sipas të dhënave të siguruara prej tij, Anxhela është gjallë dhe po punohet për lokalizimin e saj. Vetë Hajrija është emocionuar pasi ka mësuar se vajza e saj është gjallë.

Diskutimi në studio:

Hajrije Meçi: Para një muaji unë nisa kërkimet për vajzën. U largova nga problemet e mia dhe shkova në Gramsh. Shkova në maternitet dhe ndenja një ditë, shkova në jetimore. Më thanë se gabimisht, kartela e bebes ishte pa emër. Desha të gjejë fëmijën që kisha lenë. I pyeta ku e kishin çuar fëmijën. Më thanë që e kishin çuar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Unë kërkova të dija ku e kishin çuar vajzën. Hekuran Kume më tha se e kishin dërguar në Vlorë. Ky thoshte se ishte birësuar në Amerikë më pas vajza.

Gazetari i Report Tv, Armando Xhelili: Hajrije Meçi ka lindur vajzën e saj Anxhela në vitin 1995. Sipas informacioneve të mia, vajza më pas është transferuar në Vlorë në jetimoren e qytetit. Kam verifikuar se vajza, Anxhela Meçi është gjallë dhe është birësuar nga një familje.

Browse more videos

Browse more videos