Rama për turizmin: Jo me golemizim në bregdet

  • 6 years ago
I bindur se si destinacion i fundit i pazbuluar i Mesdheut, Shqipëria mund të kthehet në një atraksion për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama thotë se më parë duhet hequr dorë nga dy fenomen që vendi njohu gjatë viteve të tranzicionit e në vijim.

?Bathorizimin si urbanizim kaotik dhe golemizimin si ankth për të kaluar nga qytetit në fshat dhe për tu kthyer nga i pasur në qytet në një fshatar turistik në bregdet".

Me operatorët turistik kryeministri ndau edhe vizionin mbi të cilin thotë se ka projektuar të ardhmen e investimeve në këtë sektor.

Projekti që synon ta ngrijë në një tjetër stad zhvillimin e turizmit thotë se nuk ka për qëllim të penalizojë asnjë ndërtues. Sipas Ramës çdo investim duhet të jetë konform standardeve dhe modeleve bashkëkohore për të qenë konkurrues në rajon e më gjerë.

Gjatë sezonit veror vendi është  vizituar nga 6 milionë turistë, numri i të ardhurave nga ky sektor ka arritur në 2 miliardë Euro ndërsa numri i të punësuarve arriti në mbi 300 mijë.

Recommended