Report Tv-'Graviteti Magjik' i Chagall çelet në Tiranë

  • 6 years ago
Chagall: Graviteti Magjik? e artistit të famshëm ruso ? francez Marc Chagall është ekspozita e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD). Janë më shumë se 180 gravura dhe grafika të artistit të njohur të shekullit të XX Marc Chagall (1887-1985), që për herë të parë ekspozohen në Shqipëri.

Në shtatëdhjetë vjet aktivitet si artist, Marc Chagall provoi pikturën, grafikën, qeramikën, vizatimin deri tek vitrazhi, mozaiku, endja në tezgjah, skulptura monumentale dhe skenografia. Artisti ka krijuar një univers në të cilin figurat njerëzore, kafshët dhe skena të marra nga traditat hebraike jetojnë krah për krah me referenca biblike dhe fetare.