BOOM zbulon skemën: Pronari i varkës së palicensuar në Sarandë edhe punonjës i portit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News ka zbuluar skemën sesi varkat e pajisura me leje lundrimi për qëllime turistike familjare, përdoren në mënyrë të jashtëligjshme për biznes, duke ofruar udhëtime me turistë kundrejt pagesës.

E njëjta skemë që ndodh me taksitë e palicensuara, duket se është kopjuar edhe nga pronarët e varkave apo anijeve të peshkimit.

Një aktivitet i tillë shmang jo vetëm detyrimet tatimore, por mbi të gjitha vë në rrezik jetën e turistëve.

Gazetarët e "BOOM" rezervuan një udhëtim turistik kundrejt shumës së 15 mijë lekëve për person me një nga varkat e ankoruara në limanin e portit të peshkimit Sarandë.

Për shkak të peshës së madhe, drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit këshillonte pasagjerët të lëviznin në pika të ndryshme të varkës, në mënyrë që kjo e fundit të ruante ekuilibrin.

Gjatë investigimit, "BOOM" zbuloi një tjetër lidhje, atë të konfliktit të interesit mes personit që ka varkën dhe portit të Sarandës, institucion në të cilin ky i fundit punon.

Për Arben Çipën, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, ky shfrytëzim është kthyer tashmë në fenomen për Sarandën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-zbulon-skemen-pronari-i-varkes-se-palicensuar-ne-sarande-edhe-punonjes-i-portit

Recommended