Ora News - Fati i marrëveshjes së detit? Si do të jetë politika e jashtme pas dorëheqjes së Kotzias?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dorëheqja e Ministrit të Jashtëm Grek Nikoz Kotzias, erdhi në një moment kur mes Shqipërisë dhe Greqisë pritej arritja e një marrëveshje për çështjen e kufirit detar.

Por ashtu si në Shqipëri, edhe mediat në Greqi kanë shtruar pyetjen nëse do të ndryshojë qasja e politikës së jashtme greke në lidhje me këtë çështje?

Për ish-Ministren e Jashtme, Arta Dade, marrëdhënia mes Tiranës dhe Athinës nuk do të ndryshojë pas dorëheqjes së Kotzias.

Arta Dade: Negociatat do të vazhdojnë dhe shpresoj që ato të zgjidhen në interes dhe në dobi të korrigjimit të asaj çka ndodhi në marrëveshjen e parë.

Edhe për diplomatin Shaban Murati, paketa e Kotzias për marrëveshjen e detit nuk do të ketë ndryshime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fati-i-marreveshjes-se-detit-si-do-te-jete-politika-e-jashtme-pas-doreheqjes-se-kotzias

Recommended