“Ne gjurmet e Cesarit” ne Palase - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Parku kombetar i Llogarase do te lidhet me zonen e Palases permes rruges qe quhet shtegu i Cesarit. Gjate inagurimit te ketij shtegu Ministri i Turizimit Blendi Klosi vleresoi edhe nje nga resortet me moderne ne Palase,Green Coast. Sipas Klosit ky investim jo vetem zhvillon turizimin por ruan dhe promovon zonen e mbrojtur te Llogarase dhe Karaburunit"Ketu do te kemi një nga investimet me te mira te gjithe zones se Mesdheut, përsa i përket hotelit në cilësinë e tij. Por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shenjojnë dhe markojme në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Cezarit i cili vjen nga një histori mjëravjecare ku Cezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit. Drejtues te projektit Green Coast Resort u shprehen se ky investim synon zhvillimin ekonomik dhe shoqeror te zones. Ai do te permiresoje ndjeshem turizimin ne Palase duke e shnderruar ne nje destinacion turistik te frekuentueshem gjate gjithe vitit?Eshte shume e rendesishme, lidhja e pjeses se detit, pjese se turizmit detar me pjesen e malit, e cila behet e mundur nepermjet shtegut te Cesarit, pasi kjo synon rritjen e sezonit dhe te punesimit te zones. Vete Green Coast ka marre statusin e investitorit strategjik I cili synon rritjen e punesimit ne zone dhe zhvillimin ekonomi gje e cila me pare ka qene e veshtire dhe e gjithe zona ka qene e pa aksesueshme per shkak te mungeses se infrastrukturesPerfaqesues te Green Coast, projekti me i rendesishem i Grupit Balfin ne fushen e turizmit, se bashku me ministrin Klosi, me përfaqësues te zonave te mbrojtura dhe një grup alpinistesh ngjiten shtegun e Cesarit. Ai shume shpejt do te jete nje zone ku do te zhvillohen aktivitete të ndryshme, per aplinistet dhe te apasionuarit pas natyres.

Recommended