Report Tv-PD-PS 'pajtohen' pas sherrit në PE Balla: Opozita është rikthyer në dialog për zgjedhoren

  • 6 years ago
Pavarësisht sherrit në Bruksel, punët në Tiranë mes mazhorancës dhe opozitës kanë filluar të rikthehen në normalitet. Molla e sherrit në Parlamentin Evropian, Taulant Balla tha se PS dhe PD kishin vendosur tashmë komunikimin për reformën zgjedhore, proces nga i cili opozita ishte shkëputur që prej shtatorit.

Dialogu zhvillohet në institucione. Besoj që kemi rivendosur komunikimin përsa i përket kodit zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë dhe për çështje të tjera të rëndësishme.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore nuk japin detaje se si ka ndodhur rivendosja e dialogut dhe se në c?pikë janë palët. Numri dy i socialistëve është jo pak i zhgënjyer nga sjellja e opozitës, duke thënë se demokratët erdhën me skenar të parapërgatitur.

Recommended