Report Tv-Dhuna ndaj Malokut/ Apeli i Tiranës lë në burg Rexhep Rrajën

  • 6 years ago
TIRANË- Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja mbetet sërish në burg. Në një seancë që u zhvillua në Gjykatën e Apelit, Rraja i përfaqësuar nga avokati Ilir Murati. Trupa gjykuese që ka shqyrtuar kërkesën për lirimin e Rrajës e përbërë nga Shpresa Becaj, Zeqine Sollaku dhe Ridvan Hado. Gjykata e Apelit ka vendosur që të lejë në burg Rrajën. Avokati, ka folur në emër të Rrajës dhe ka thënë se masa e sigurisë është e padrejtë dhe se janë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Ndërkohë në gjykatë sot ndodhej edhe Xhisiela Maloku e cila ka kërkuar lirimin e Rrajës.

Recommended