RTV Ora - "Dorëzohet" Gjoka: Ndaj Tiranës për të konsoliduar vendin e dytë
  • 5 years ago
#rtvora
Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka e ka vlerësuar maksimalisht skuadrën e Tiranën, teksa është shprehur se ndaj bardheblutë nevojitet vetëm një rezultat pozitiv për të arritur objektivat e vendosura nga kryesie.

Në konferencën për shtyp përpara takimi me kryeqytetasit, Gjoka foli për dëmtimet, mungesën e tifozëve dhe për stadiumin që Kukësi do të luaj ndeshjet e sezonit të ardhshëm.

?Tirana është në një moment të vështirë dhe kjo e bën edhe ndeshjen mjaft të vështirë. E dimë që do jenë agresivë nesër dhe do kërkojnë gjithçka. Kjo do të rrisë më shumë adrenalinën e ndeshjes. Edhe ne kemi objektivat tona, na duhen patjetër rezultate pozitive për të arritur objektivat që kemi. Nesër shkalla e vështirësisë është maksimal.

Futbolli prandaj është i bukur, pasi është i paparashikueshëm. Kur menduam se e kishim ndeshjen nën kontroll, kur po luanim mirë, po krijonim dhe po humbnim raste, atëherë na goditi kundërshtari në një moment që loja ishte nën kontrollin tonë. Në analizën që kemi bërë me ekipin u kam thënë djemve që ajo ndeshje duhet të na bëhet mësim. Duhet të jemi më cinikë. Nëse shënonim, ndoshta do ishte ndryshe. Pësuam një humbje që nuk duhej, pasi do i shërbente skuadrës për moralin. Do kishim bërë nja hap më të sigurt për vendin e dytë. Shohim përpara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dorezohet-gjoka-ndaj-tiranes-te-konsoliduar-vendin-e-dyte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended