Ora News - LSI akuzon Prokurorinë: Me akt të paligjshëm pushoi çështjen ndaj Ramës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon prokurorinë se mori një vendim të paligjshëm lidhur me eksperizën e audiopërgjimit për Agron Xhafaj.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se prokuroria e konsideron kryeministrin si palë private.

Ai tha se për këtë do të ketë përballje në prokurori dhe gjykatë.

Vasili: Jam në këtë komunikim me opinionin e gjerë publik lidhur me një ngjarje shumë të rëndë që ka të bëjë pikërisht me bllokimin, refuzimin e kallëzimit të bërë nga përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, respektivisht prej meje dhe z. Edmond Spaho, lidhur me Kryeministrin e vendit për çështjen e audio përgjimit te Agron Geron Xhafës dhe ekspertizës gjoja të kryer nga kryeministri shqiptar. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që Prokuroria ka vendosur bllokimin e kësaj padie të bërë nga ne dhe mos fillimin e procedimit penal ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.

Shqiptarët duhet të jenë shumë të qartë se çfarë ka ndodhur, çfarë kemi kërkuar po e marrim edhe njëherë që t?ua bëjmë të qartë atyre dhe çfarë misioni të shëmtuar antiligjor, antishtet dhe në funksion të pabarazisë së shtetasve ka bërë Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme e ka vendosur këtë mos kallëzim, duke pretenduar që Edi Rama përfundimisht i është drejtuar një laboratori privat si një person privat dhe ka thënë praktikisht, tekstualisht këto fjalë: Prova e paraqitur që pretendohet në kallëzim, kallëzimin e bërë prej nesh është një analizë shkencore thotë Prokurori, e marrë nga një laborator privat nga palë private.

Shqiptarët duhet ta dinë që Prokurori ose që të jemi sa më objektiv, Prokurori s?ka bërë asgjë tjetër përveç se ka firmosur atë që është bërë gati në zyrën e Kryeministrit. Është analizë shkencore apo nuk është analizë shkencore, ky Prokuror nuk ka sesi ta dijë sepse nuk e ka këtë provë. Nuk e ka marrë Kryeministri. Dhe e dyta e punës shqiptarët duhet ta marrin vesh njëherë e përgjithmonë që për të shpëtuar Kryeministrin, Prokurori e konsideron ministrin një palë private. Kryeministri i vendit, Kryeministri në detyrë, qenka një palë private dhe i qenka drejtuar një pale private, për një punë private, që ka të bëjë me Ministrin e Brendshëm e për këtë provë private Kryeministri ka dalë publikisht e ka thënë që këtë ekspertizë që unë e kam bërë, kjo provë mua më mjafton dhe unë mbi këtë konfirmoj që mund të vazhdojë edhe ministri edhe qeverisja.

Për turpin e saj Prokuroria arrin në këtë konkluzion, ndërkohë që ajo nuk ka mundur dot të konkludojë si duhet një verifikim dhe një ekpertizë përkatëse, pasi edhe ajo e ardhur nga Anglia një ditë më parë ka paqartësitë e saj. Kryeministri disponoka një provë në dorë të cilën nuk e dorëzon sepse qenka një privat që paska bërë një analizë private. Po e njëjta Prokurori në lajthitje të plotë, që ta dinë shqiptarët çfarë ka ndodhur një për një, thotë që k...

Recommended