Ora News - Shkrimtarja Hoffmann në Shkodër në kaudër të Tetorit Gjerman

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sandra Hoffmann, një prej shkrimtareve me të shquara ndër autorët bashkëkohorë gjermanë po qëndron në Shqipëri në kuadër të tetorit gjerman, që këtë vit vjen nën moton ?Frymëzuar nga njerëzit?. Njohjen me Shqipërinë ajo e bëri përmes një udhëtimi 5 ditor, ku tha se gjeti të mirën dhe të keqen.

Tetori gjerman, i cili këtë vit zhvillohet nën moton ?Frymëzuar nga njerëzit?, ka sjellë në Shqipëri, Sandra Hoffmann një prej shkrimtareve të njohura të Gjermanisë.

Ndryshe nga shumë emra të njohur të botës, njohjen me vendin tonë e bëri përmes një udhëtimi 5 ditor me autobus, në disa qytete të vendit.

Kjo ishte edhe ?muza? që e frymëzoi Hoffmann gjatë bashkëbisedimeve, leximeve autoriale dhe seminareve, ku prezantoi përvojën krijuese si dhe historinë e romanit të saj ?Paula?.

Sandra Hoffmann: "Ashtu si për shumë prej jush që kur vizitoni Gjermaninë, ajo ju duket e bukur, e tillë më është dukur edhe mua Shqipëria në udhëtimin 5 ditor që bëra. E magjishme dhe e bukur.

Qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht kjo, lëvizja me autobus, kontakti i afërt me njerëzit dhe sa më shumë fotografi. Kam arritur të takoj njerëz, gjithmonë duke thënë me vete, të kem fatin e mirë që të mos hasin të keqin. Në fakt takova të dyja këtu, edhe të mirën edhe të keqen."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkrimtarja-sandra-hoffmann-ne-shkoder-ne-kauder-te-tetorit-gjerman

Recommended