Ora News - Basha del nga Prokuroria me mesazh për Ramën: S'më tremb dhe as nuk shantazhohem

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha u pyet për rreth 55 minuta në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të Taulant Ballës për kallzim të rremë dhe shpifje. Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t?u paraqitur në Prokurori, u shpreh Basha, nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Lulzim Basha iu bind kërkesës së prokurorisë dhe u paraqit në organin e akuzës së Tiranës për të dëshmuar pas kallëzimit të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për ?kallëzim të rremë? dhe shpifje sa i përket çështjes ?Xhisiela?.

Basha: Dy deputetë të opozitës janë thirrur sot në Prokurori; deputeti Salianji, sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin.

Kur regjimet e korruptuara dhe të inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar.

Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t?u paraqitur në Prokurori, nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-del-nga-prokuroria-me-mesazh-rames-sme-tremb-dhe-nuk-shantazhohem

Recommended