Pa gjurmë’, prindërit ndahen, gjyshja në kërkim të nipërve: Nëna i braktisi, sot i ka rrëmbyer

  • 6 years ago
Sot ajo është nënë e dy fëmijëve. Marinela Bushati, nga qyteti i Burrelit përballet me vështirësitë e një nëne të divorcuar. Ngrysur nga mosgjetja e një zgjidhjeje për të jetuar mirë, kjo histori e Marinelës, si ndoshta shumë histori të ngjashme të çdo gruaje që ka fatin e saj, nis në vitin 2009.

Ajo u martua, ndërsa nga ky kurorëzim me ish-bashkëshortin Fatos Halili solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Pak vite ndërsa ishte ende një nuse e re, në derën e burrit nisën konfliktet e para me vjehrrën dhe si rrjedhim dhe me ish-bashkëshortin. Debatet nisën që prej vitit 2013.

Me vajzën e vogël, që ende s?ka mbushur 1 vjeç e gjysëm, ende në gji, lë shtëpinë dhe zhvendoset në familjen e saj, tek prindërit. Dy fëmijët me vendim gjykate i kaluan të atit, ndërsa çifti kishte kryer divorcin.

Edhe pse me vendim, Gjykata vendosi të drejtën e takimit të nënës me fëmijët, Marinela sipas deklarimit të ish-vjehrrës, Gjyle Halilit i braktisi fëmijët duke mos i takuar për dy vite me radhë.

Kur u duk se përfundoi gjithçka nis një tjetër histori.

Pasi kaluan disa vite nga divorci i parë Marinela dhe Fatosi, u drejtohen zyrave të gjendjes civile, nga ku ribëjnë bashkimin në martesë, martesë e cila do të zgjaste vetëm një vit pasi rinisën debatet. Ata u divorcuan për herë të dytë më datë 5 janar të vitit 2016 dhe 2 të miturit asokohe djali 5 vjeçe dhe vajza 4 vjeçe, me gjykatë me vendim ia kaloi nënës, Marinelës, ndërsa babai, Fatosi duhej të paguante detyrimin ushqimor prej 5 mijë lekësh të rinj për secilin nga fëmijët. Sipas të njëjtit vendim, nga Gjykata e Rrethit gjyqësor Dibër, babai duhet t?i takonte fëmijët e tij të shtunën e fundit të çdo muaji. Kanë kaluar tre vite nga ndarja e dytë dhe Marinela, nuk ka lejuar mundësinë e takimit të fëmijëve me babain, si dhe me askënd tjetër nga pjesëtarët e familjes së ish-bashkëshortit.

Recommended