Pa Gjurmë- Kërkon fëmijët që braktisi për jetën e shthurur/ Vajzat tek murgeshat
  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 13 Nentor Lënia e tre fëmijëve asokohe gjashtë, katër dhe dy vjeç, në mëshirë të fatit, pas braktisjes nga e ëma Violeta Kala ishte një ngjarje që u trajtua gjatë në media fillimin e shtatorit të vitit 2011. Nga verifikimet e policisë asokohe rezultoi se e ëma, pasi i kishte braktisur fëmijët dhe ishte larguar drejt Kosovës.

Policia dyshoi në përfshirjen e Violetës në një rrjet prostitucioni. Fëmijët ishin lënë përkohesisht 10 ditë më parë tek një shoqe e Violetës, e cila më pas i kishte lënë të tre fëmijët së bashku me rrobat e tyre në afërsi të komisariatit numër katër. Kjo ngjarje rikthehet në vemendjen e opinionit publik, pasi vetë nëna Violeta Kala kërkon ta ribëjë publik rastin, me kërkesën për tu ribashkuar me fëmijët. Në shkrimin e gjatë drejtuar emisionit??Pa gjurmë??, Violeta shokon me rrëfimin e saj.

Sot ajo mban mbiemrin e ish-burrit, që kur u martua dhe nga kjo martesë kaloi shumë vështirësi. Ja si e nis ajo përshkrimin e historisë së saj.

Letra që Violeta Kala dërgoi në redaksinë e Pa gjurmë

Unë linda dy vajza dhe një djalë. Në fund të vitit 2005 unë u ndava, u largova se në shtëpinë tonë ishte veç dhunë dhe asgjë tjetër. Veç lot e gjak, jo gëzim. Po ecte çdo gjë mirë kur më datë 20 nëntor erdhi fundi për mua, m?u dogj shtëpia ku aty ishte dhe djali brenda. Në 21 nëntor 2008 djali më vdiq në spital. Unë kalova në një depresion kur unë isha dhe shtatzënë me bashkëjetuesin. Në vitin 2009 erdhi djali tjetër në jetë, po një ditë dhe me atë u ndava për fjalë të njerëzve.

U nisa drejt të marr fëmijët, por një shoqe më tha për një kafe, më ra të fikët dhe pas dy ditësh hapa sytë, dhe pashë se isha në një shtëpi e një zonje dhe pa e ditur unë nuk kisha memorie. Më mori dikush dhe u nisëm drejt Belgjikës, po në aeroportin e Selanikut atë e kthyen, ndërsa unë arrita në Belgjikë pa e ditur ku po shkoja. Unë isha në depression, konsumoja alkool dhe u bëra përdoruese e drogës kur një dit më ndihmoi një gocë shqiptare.

Vajzat tani duan të vijne te unë këtu, ndërkohë që vajza e dytë po kalon në depresion. Unë kam që në vitin 2012 pa e parë djalin.

Dua të bashkohem si kurrë më parë po dua të gjej djalin.
Recommended