Ora News - Mesazhi i modelit "Xhisiela", Andoni: 25 vjeçarja, shembull i keq për bashkëmoshataret

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Xhisiela Maloku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dy ditë më parë me shfaqjen e saj para mediave. E veshur me rroba firmato dhe me një makinë luksoze, prodhim i viteve të fundit.

Duke vënë në pah çantën dhe telefonin e shtrenjtë, Xhisiela preferoi të flasë për mediat pa zbritur nga automjeti luksoz.

Pas kësaj shfaqje që habiti shumëkënd, pyetja që shtrohet është: Çfarë efekti ka një shfaqje e tillë në media dhe modeli që Xhisiela ofron?

Analisti, Ben Andoni, mendon se ky është një shembull negativ për të rinjtë.

Andoni thekson ndër të tjera se për këtë shkaktare është dhe kriza në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare.

Ben Andoni: Impakti i vajzave si këto është një impakt krejtësisht negativ.Të parat këto duhet ta kuptojnë që kanë dëmtuar shumë një brez të tërë të vajzave shqiptare të cilat kanë nevojë për modele të mira, modele pune, devotshmërie dhe kurajo. Po këto modele për fat të keq nuk vinë tek ne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mesazhi-i-modelit-xhisiela-andoni-25-vjecarja-shembull-i-keq-bashkemoshataret

Recommended