Ora News - Punonjësit e arit të zi takim në Patos: Të zbatohet statusi i naftëtarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën ndërkombëtare të Punës së Denjë, naftëtarët u mblodhën në Patos nga ku shprehen shqetësimin për mos zbatimin e statusit të naftëtarit të miratuar më shumë se një vit më parë. Ata thanë se janë më shumë se 5000 punonjës të arit të zi që nuk po i marrin përfitimet nga statusi, ndaj kërkuan përshpejtimin procedurave.

Mos zbatimi i statusit ishte shqetësimi kryesor i ngritur nga punonjësit e arit të zi gjatë një takimi të mbajtur në Patos në Ditën Botërore të Punës së Denjë.

Kryetari i i Sindikatës, Kosta Kina, theksoi se janë rreth 5000 naftëtarë që nuk po i marrin përfitimet nga statusi i miratuar një vit e gjysmë më parë.

Kosta Kina: Nuk ka filluar trajtimi financiar për naftëtarët përfitues.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punonjesit-e-arit-te-zi-takim-ne-patos-te-zbatohet-statusi-i-naftetarit

Recommended