Xing me Ermalin/ Tayna: Me ka propozuar nje burre i martuar

  • 6 years ago
Ndodh shpesh që personazhe të njohur të surprizohen apo marrin propozime nga fansat e tyre. Kjo ka ndodhur edhe me reperen shqiptare Tayna.
Sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? Tayna tregoi se një fans i saj rreth 45 vjeç i ka propozuar për martesë në backstage. Ajo shkon më tej teksa tregon se ai ishte serioz me propozimin e tij dhe se i kishte thënë se për të do linte edhe gruan. Reperja thotë se fillimisht ka menduar se ai po bënte shaka, por kur e ka kuptuar e ka refuzuar menjëherë.
Ermal Mamaqi: A ke patur fansa të zjarrtë që të kanë ardhur pas koncertit që të të bëjnë ndonjë dhuratë apo ndonjë skenë dashurie?
Tayna: Unë kam fansa të të gjitha moshave. Një herë më ka ardhur një burrë rreth 45 vjeç në backstage dhe donte të bënte foto. Unë isha shumë e lodhur se kisha tre koncerte atë natë dhe nuk isha në gjendje të mirë. Ai i tha sigurimit që donte t?më takonte patjetër. Unë edhe pse mund të jemë e lodhur, kam qejf t?i respektoj ata që më përkrahin. Dhe pranova që ai burri të vinte dhe pasi bëmë foto më tha: Unë do të lë gruan për ty. Fillimisht mendova se po bën shaka dhe fillova të qesh dhe ai më tha se e kishte seriozisht. Unë i thash t?i po të duash ndahu nga gruaja, por do mbetesh pa asnjërën. Iku nga aty dhe kur dola unë në skenë bënte atmosferë.

Recommended