Zone e Lire/ Arian Çani surprizon live Robert Berishen, i sjell ne studio Tunen

  • 6 years ago
Disa muaj më parë bëri bujë në rrjetet sociale konflikti familjar ndërmjet dy kunatave Nora Istrfi dhe Tuna. Ishte Roberti Berisha, bashkëshorti i Norës i cili pranoi publikisht se marrëdhëniet mes dy familjeve nuk ishin të mira edhe pse më vëllain e tij Patrisin takohet shpesh. Sot i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? drejtuesi Arian Çani ka surprizuar Berishën teksa ftoi në studio një këngëtare e cila kishte ngjashmëri të madhe me kunatën e tij Tuna. Fillimisht Roberti është habitur, por më pas kuptoi se ishte këngëtarja Albulena Ukaj.
Arian Çani: S?mund ta lija Robertin pa një surprizë se Enedës s?kam çfarë ti bëj se është gocë. Robert t?i duhet ta mbash veten plak, duhet të jesh i ftohtë. Fillon frymëmarrja vështirësohet pak, por sado që të kesh emocione pulsi jot nuk rritet më shumë se 57, e di këtë se edhe unë bëj vrap. Ftoj në studio Tunën. Çfarë do t?i thuash Robertit sonte? Vetëm mbaje mikrofonin drejt.
Robert Berisha: S?ka faj se nuk është mësuar të këndojë live, këndon playback.
Albulena Ukaj: Fillimisht desha ta përshëndes Robertin dhe të gjithë teleshikuesit e emisionit tuaj. Unë jam Albulena Ukaj.
Arian Çani: Mos na iku surpriza.

Recommended