Rudina - Martesat "showbiz" te zhvilluara se fundmi! (05 tetor 2018)

  • 6 years ago
Lajmet rozë rreth personazheve të njohur të shoëbizit janë lajme që kanë interes të lartë në publik.
Së fundmi dasmat janë ato që kanë qenë në qendër të vëmendjes. Të shumtë kanq qenë personazhet shqiptarë që kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë. Një dasmë madhështore, me shuë të ftuar dhe me arredim magjepsës ka qenë ajo e reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi.
Një tjetër dasmë që mori vëmendjen e shoëbizit shqiptar ishte edhe ajo e moderatores sportive Vilma Masha e cila në ndryshim nga dasma e Gjikos dhe Elitës kishte menduar një dasmë të thjeshtë, por mjaft elegante në taracën e bashkisë së Tiranë që duket se është kthyer në trend këto kohë.
Edhe këngëtari Kristi Karkanaqe vendosi t?i japë fund beqarisë në një ceremoni të organizuar në bashkinë e Tiranës. Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale ku ka zbuluar disa momente nga dasma.
Gazetaret Suada Daci e Iva Tiço si dhe bloggeri Olti Curri ishin të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të komentuar pikërisht të rejat e fundit nga shoëbizi.
? Dasmat e personazheve të njohur ia vlejnë gjithmonë dhe komentohen shumë për fustanin, për mënyrën se si është bërë. Në rastin e ceremonisë së Vilma Mashës pashë faktin që kur do t?i mbash gjërat private, ato mbeten private. Unë dje mezi po prisja të botohej lajmi për dasmën e saj se doja të shihja burrin e Vilmës. Dhe në fotot e botuara ai ishte me kurriz, domethënë një njeri kur do që disa gjëra të familjes t?i mbaj larg syve të publikut mund t?ia dalë?, tha Iva Tiço.
Suada Daci shtoi po ashtu se dasma e këngëtarit Kristi Karkanaqe ishte shumë private dhe e Vilma Mashës po ashtu.
?Dasmën e Kristi Karkanaqes e mora vesh nga Venera dhe nga Lindi, po ashtu edhe të Vilma Mashës e cila kishte bërë një ceremoni shumë të ngushtë.
Ndërkohë Bloggeri Olti Curri tha me humor se moderatorja sportive Vilma Masha nuk e ka bërë publike dasmën e saj sepse nuk ka dashur ta marrin mësysh.
?Vilma është tironse dhe nuk ka dashur ta marrin mësysh. Por unë mora vesh diçka që burri i Vilmës ishte i gjatë sepse kur ajo i dha tortën e ngriti dorën shumë lart. Elita Rudi mendoj se ka kërkuar shumë Kardashian brenda vetes ishte shumë armene?, tha Curri./tvklan.al

Recommended