Report Tv-Meta takon ministren Karin Kneissl

  • 6 years ago
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka pritur në një takim të veçantë Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl.

Në fjalën e tij, Meta vlerësoi vëmendjen e mbështetjen e madhe që Austria, si mbajtëse e Presidencës së BE-së, po i jep integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit.

Vlerësoj vëmendjen që Austria po i jep çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe marrëdhëniet e shkëlqyera historike midis dy vendeve. Mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ilir Meta, president
Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018.

Të rizbulojmë të Përbashkëtat?; ka përcjellë një mesazh shumë të bukur dhe po ndihmon për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve.

Ilir Meta, president
Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajon dhe të ardhmes së vendeve të tij në BE.

Recommended