Ora News - Dita e dytë e Lotarisë Amerikane

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada Amerikane apelon qytetarët që do të aplikojnë për lotarinë amerikane që të tregojnë kujdes nga mashtrimet dhe ta kryejnë vetë procesin online. Ndërkohë në ditën e dytë, nga një vëzhgim i Ora News në pikat e aplikimit rezulton se fluks nuk ka por qytetarët shprehin interes të lartë.

Dita e dytë e aplikimit për Lotarinë Amerikane ka nisur pa shumë fluks në qendrat ku kryhet plotësimi i saj. Jashtë kameras, personat që asistojnë për regjistrimin kundrejt pagesës thonë se interesi në dy ditët e para ka qënë i ulët krahasuar me një vit më parë. Por ka ende kohë pasi afati i fundit është data 6 nëntor.

Vitin e kaluar ishin rreth 367 mijë shqiptarë që aplikuan për lotarinë amerikane por edhe këtë vit numri pritet të jetë i lartë për shkak të interesit që shfaqin qytetarët.

Por ka edhe nga ata të cilët të ardhmen e mendojnë në Shqipëri dhe nuk kanë aplikuar asnjëherë për tu larguar jashtë saj.

Ambasada Amerikane apelon qytetarët që të bëjnë kujdes nga mashtrimet pasi disa faqe interneti apo emaile mund të prezantohen si faqe zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ndër të tjera këshillohet që aplikimi të kryet vetë, online, pasi procedura është e thjeshtë dhe falas.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lotaria-amerikane-dita-e-dyte-pa-fluks-ne-pikat-e-aplikimit

Recommended