Ora News - Luftë gjelash për Xhisielën, opozita padit Ramën për kanosje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për kërcënim të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu. Kallzimi mban datën 3 tetor 2018 dhe grupet parlamentare të PD dhe LSI përfaqësohen nga kryetarët respektivë Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama për 3 vepra penale: "Kanosje për shkak të detyrës", "veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "kanosje për të mos kallëzuar".

Prokuroria do të ketë tashmë tre dosje për të hetuar mbi denoncimin për dhunë ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku. Pas padisë që Taulant Balla dorëzoi për shpifje ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, është opozita që përgjigjet duke kallëzuar kryeministrin Edi Rama.

Edmond Spaho: Sapo dorëzuam një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama për kanosjet që i ka bërë oficerit të policisë Emiljano Nuhu si dhe përpjekjet për të shtrembëruar të vërtetën në lidhje me ngjarjen që tashmë jeni të gjithë të njohur.

Për nënkryetarin e PD-së, Emiljano Nuhu është kërcënuar me jetë pasi nisi hetimin për djalin e deputetit socialist.

Edmond Spaho: Në datën 14 shtator komisar Nuhu iu drejtua të gjitha instancave shtetërore përfshirë Kryeministrin, Kryeprokuroren dhe Presidentin e Republikës ku i informonte se ishte kërcënuar, kanosur madje me vdekje nëse do të vazhdonte hetimet dhe do të nxirrte përpara ligjit, përpara përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet i kishin ardhur nga vetë deputeti Rrahman Rraja, nga i biri i tij dhe nga familjarë të tyre.

Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar që dhe kryeministri Edi Rama ti merret dëshmia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-krah-emiljano-nuhut-padit-ramen-kanosje-ora-news-zbardh-padine

Recommended