Ahmetaj: Eurobondi, test per Shqipërine

  • 6 years ago
Huaja e marrë nga qeveria shqiptare në bursat ndërkombëtare prej 500 milionë Eurosh për ministrin e Financave Arben Ahmetaj është tregues i qartë i besimit që investitorët e huaj kanë tek ekonomia shqiptare.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave : Tregjet financiare e futen në skanerin tonë dhe pranuan të investojnë tek siguria e Shqipërisë me një kupon 7 vjeçar me nivel 3.5%. Ajo që ndodhi në tregjet financiare është fakt i gjallë përtej çdo emocioni blu si test i ekonomisë shqiptare.

Optimizmin për performancën në rritje të ekonomisë Ahmetaj e mbështeti në shifra kur foli për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave: Vetëm në 6 mujorin e pare te 2018 e kemi rritjen e investimeve te huaja 28%. Investimet në tërësi dhe ato të huaja kanë kontribuar në ekonomi dhe rritjen e saj. 

Në funksion të zhvillimit ekonomik dhe thithjes së kapitalit të huaj Ahmetaj pohoi se qeveria po përgatit një ligj integral.

Recommended