Report TV - Finiq, e denoncoi tek kryeministri, Bashkia i prish murin rrethues

  • 6 years ago
Pak kohë më parë u ankua të kryeministri se kryetari i Bashkisë Finiqit Leonidha Hristo po shkaktonte shumë probleme me fermerët e zonës, por gjatë kësaj fundjave grumbulluesi i qumështit në Vrion të Finiqit është përballur me kundërsulmin e kryetarit të Bashkisë.

Në magazinën e tij me datën 28 shtator policia bashkiake ka shkuar dhe ka prishur murin rrethues, pa prezencë e tij dhe të familjarëve.

Sotir Kaçi shprehet se ka shkuar disa herë në bashki për të bërë kërkesë për leje, por kjo kërkesë nuk i është pranuar. Depozitimi i kërkesës është bërë i mundur vetëm me datë 3 shtator, ndërsa është dhënë edhe një ok verbale nga Bashkia e Finiqit për vijimn e punimeve.

Kam takuar kryeministrin dhe i jam ankuar në lidhje me problemet e blektorëve të zonës së finiqit, por që në atë kohë ne jemi ......

Sotir Kaçi Banor i Finiqit

Report tv u interesua në Bashkinë e Finiqit për të marrë një informacion në lidhje me konfliktin e ndodhur mes bashkisë dhe qytetarit Sotir Kaçi, por një gjë e till nuk u bë e mundur pasi gazetarit të Report Tv iu mbyllen dyert e këti institucioni.

Ndërkohë Report tv në muajin qershor ka transmetuar një kronikë ku fermerët e zonës së Finiqit ankoheshin se kullotat e tyre merreshin me qera nga persona që nuk ishin banor të zonës.

Recommended