Ora News - Sokolaj: Prokuroria e ka marrë 7 herë në pyetje Xhisiela Malokun, çfarë u zbulua

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se Xhisiela Maloku është marrë 7 herë në pyetje nga Prokuroria dhe në të 7-ta raste ka pasur ndryshime të qëndrimeve të saj, duke shtuar se prokuroria ka kërkuar prova të tjera për të vënë nën akuzë Rexhep Rrajën.

Sokolaj: Në dijeninë time, pasi procesi ka shkuar në Prokurori është vendosur në një shinë ligjore. Vajza përpara se të jepte intervistat, është pyetur 7 herë në prokurori dhe në secilën prej këtyre dëshmive vajza harron elementë të caktuar dhe shton elementë të tjerë. Në të gjitha këto raste, grupi i hetimit ka kuptuar se me dëshminë e kësaj vajze nuk mund të shkonte në gjykatë duke akuzuar një person për dhunë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokolaj-prokuroria-e-ka-marre-7-here-ne-pyetje-xhisiela-malokun-cfare-u-zbulua

Recommended