Ora News zbardh letrën e Ruçit drejtuar "Venecias" për vettingun në politikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News zbardh letrën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar Komisionit të Venecias për vettingun në politikë. Në letrën drejtuar presidentit të Venecias, Buquichio, Ruçi kërkon opinion për 8 çështje që lidhen me vettingun në politikë.

Ruçi e pyet Venecian në qoftë se ka dallim ndërmjet standardeve të vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të zgjedhurve.

Ruçi pyet komisionin e Venecias, në qoftë se nisma për vetting në politikë, cenon konventën evropiane të të drejtave të njeriu dhe jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ruci e pyet venecian në qoftë se vettingu në politikë, ndikon dhe punën e strukturës posaçme prokurorisë së posaçme dhe njësisë së posaçme hetimore.

Ruci pyet Komisionin e Venecias edhe për qëllimin e projektligjit për vettingun në politikë dhe a është ky qëllim legjitim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-zbardh-letren-e-rucit-drejtuar-venecias-vettingun-ne-politike

Recommended