Ora News - Endrit Vejsiu mbetet në burg, hesht për 4 minat me telekomandë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun, 29 vjeçarin nga Tirana i cili u arrestuan dy ditë më parë pasi i'u kapën 4 mina me telekomandë dhe një sasi lëndë narkotike.

Vejsiu ka dalë para togave të zeza rreth mesditës të së martës, ndërsa seanca gjyqësore u zhvilluar me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit të çështjes, sipas të cilit duhej të ruhej sekreti hetimor.

Sipas burimeve 29-vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë, duke mos dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen, ndërsa është përfaqësuar nëpërmjet avokatit të tij.

Organi i akuzës ka paraqitur prova që sipas tyre implikojnë 29-vjeçarin në tregtinë e lëndëve plasëse të telekomanduara dhe se për të arritur deri tek ndalimi, Indrit Vejsiu ishte mbajtur nën survejim.

Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Lezhës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vejsiut, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".

Endrit Vejsiu u arrestua nga policia e Lezhës gjatë një operacionit të koduar "Telekomanda", pasi në gomën rezervë të mjetit që drejtonte, atij iu zbuluan 4 mina me telekomandë dhe 3 kg drogë e dyshuar si kanabis sativa.

Minat ishin të fshehura në gomën rezervë.

"Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje", sqaroi shefi i policisë së Lezhës ditën e operacionit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jepet-arrest-me-burg-endrit-vejsiut-u-kap-me-4-mina-me-telekomande

Recommended