Ora News - Karajfilat prap këndojnë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Karajfilat që ka Shkodra? është një prej grupeve artistike më të famshëm të kryeqendrës së Veriut që për 35 vjet kanë kënduar e përcuar breza pas brezi më të mirën e këngës qytetare. Tashmë që vetëm dy nga themeluesit janë ende aktivë, artistë të rinj po i shtohen grupit në mënyrë që tradita të vijojë.

Ishte viti 1983 kohë kur do të krijohej grupi ?Karajfilat që ka Shkodra?. Zëri i tyre do të vihej në shërbim të një misioni, atij të përçimit më tej të këngës qytetare të Shkodrës, djepit të artit dhe kulturës shqiptare.

Sot pas 35 vitesh, një pjesë e madhe e tyre për shkak të moshës nuk janë aktiv në skenë, por qyteti i tyre i lindjes i ka nderuar në një natë të veçantë, ku Ahengu Shkodran i këtij viti ju kushtua pikërisht atyre, nën moton ?Karajfilat prap këndojnë?.

Sepse po, ata prap këndojnë, por edhe e trashëgojnë traditën dhe emrin e bukur të këtij grupi, tek brezi më i ri.

Ahengu i kënduar live, nga këto zera të magjishëm, i dha një emocion ndryshe spektatorit të shumtë që kishte mbushur oborrin karakteristik të kësaj banese shkodrane.

Berhan Nehani është një prej këtyre zërave që prej 35 vitesh nuk e ka ndalur këngën dhe emocionet që përjetoj në këtë mbrëmje i ka të forta.

Berhan Nehani: Kjo ka qenë një dëshirë e jona që të mos mbarojë ky grup, këta djelmosha janë shumë të talentuar.

Edhe drejtuesi i orkestres Ilir Zoga dhe mjeshtri i madh Bujar Qamili vlerësojnë nismën për ta mbajtur gjallë emrin e këtij grupi.

Ilir Zoga: Një rifillim shumë i mirë për ta, çdo gjë mbrapa besoj se do të jetë me shumë sukses për këtë grup.

Bujar Qamili: Është e vërtetë ajo fjala që çfarë ndodh në Shkodër nuk ndodh në gjithë Shqipërinë.

Ndërsa maestro Zef Çoba që krijoi një këngë posaçërisht për këtë grup që feston ditëlindjen e 35-të, dha këtë mesazh.

Zef Çoba: Besoj se kjo traditë do të vazhdojë, edhe kënga këtë domethënie ka.

Ruzhdi Çeka dhe Berhan Nehani janë dy pjestarët e vetëm të grupit që ende këndojnë, ndërsa krah tyre u rreshtuan artistët e rinj që u mbështetën nga mjeshtrat e këngës shkodrane.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/karajfilat-prap-kendojne
Recommended