Ora News - Zagani për "360 Gradë": Si e njoha Emiljano Nuhun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, tregoi se si u njoh me oficerin e policisë, Emiljano Nuhu që denoncoi publikisht skandalin e ndodhur në komisariatin e Fushë Krujës me djalin e deputetit socialist, Rrahman Raja.

Zagani: Unë zotërinë nuk e kisha dëgjuar dhe as njohur asnjëherë në jetën time. Ka filluar karrierën vonë. Nuk më kishte qëlluar të punoja në asnjë drejtori. E kam njohur fal aftësisë së tij për të më njohur mua.

Unë kam komunikimet me të në Facebook. Më thotë se jam një oficer policie dhe më thotë se duan të më zhdukin dhe e kam situatën siç e ke pasur ti. Fillimisht nuk e besova. I thashë do interesohem dhe flasim pas pak kohe.

Më kërkoi konsulencë për të kërkuar azil dhe mbrojtje. Më tha dua të shkoj në Suedi. Janë më pak se 20 ditë. Sapo ai më komunikoi, për sigurinë time u informova sa munda nga miqtë e mi në Shqipëri që punojnë në Policinë e Shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zagani-si-e-njoha-oficerin-emiljano-nuhu

Recommended