Ora News - Daja: Fitorja na motivon, në të ardhmen do shikoni një ndërthurje moshash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flamurtari u rikthye të fitorja, me vlonjatët që mposhtën me shifrat e thella 4-0 Kastriotin. Një 3 pikësh që kënaq jo pak trajnerin e kuqezinjve, Ilir Daja, që në prononcimin pas ndeshjes deklaroi:

"Nuk ishte një fitore e lehtë sepse vinim pas dy rezultateve jo pozitive dhe me patjetër tentonim ta fitonim këtë ndeshje. Ekipi është i motivuar por ka një ngarkesë më të madhe seç duhet. Na ka gëzuar fakti që u rikthyem te fitorja dhe te golat, edhe pse kundërshtari bëri një paraqitje të mirë. Na ka pëlqyer rikthimi i Torassës te goli dhe shpresoj që të jetë një ogur i mirë për të, qoftë për të shkuar te goli, qoftë edhe për t'i shërbyer ekipit me cilësitë e veta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/daja-fitorja-na-motivon-ne-te-ardhmen-do-shikoni-nje-nderthurje-moshash

Recommended