Ora News - Shumëfishimi i bonusit nga Rama, mos prisni boom lindjesh!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sociologët e cilësojnë hap pozitiv vendimin e qeverisë për të rritur bonusin e lindjes. Ata thonë se efektet nuk do të jenë të menjëhershme por apelojnë për më shumë mbështetje sociale për nënat dhe fëmijët.

Ritmet e ulta të rritjes natyrale të popullësisë dhe rreziku i plakjes që i kanoset vendit tonë, kanë detyruar qeverinë që të hedh hapin e rradhës në kuadër të politikave sociale që iu vijnë në ndihmë familjeve shqiptare.

Sociologët e cilësojnë një hap pozitiv vendimin për rritjen e bonusit të lindjes nga 5 mijë në 40 mijë lekë për fëmijën e parë, por thonë se efektet nuk do të jenë të menjëhershme.

Gëzim Tushi: Ka impakte të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta. Reformat që ndërmerren dhe masat që ndërmerren nuk e kanë në të gjitha rastet impaktin e drejtëpërdrejtë.Nuk do të thotë që meqë qeveria shtoi pagesën për fëmijët do të kemi një natalitet të bujqshëm.Nuk është kështu. Megjithatë në mënyrë të tërthortë ajo ka impaktin e vetë.

Por bonusi i lindjes nuk mjafton. Sociologu, Gëzim Tushi, thotë se nevojiten të tjera politika sociale në mbështetje të nënës dhe fëmijës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shumefishimi-i-bonusit-nga-rama-mos-prisni-boom-lindjesh

Recommended