Vucic akuza nderkombetareve per provokim

  • 6 years ago
Serbia është ende në gjendje gatishmërie për shkak të vizitës së Presidentit Hashim Thaçi në veri të Kosovës. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në kryeqytetin serb.

Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se është i gatshëm të mbrojë serbët nëse do të vijë deri tek incidentet e mundshme. Në një konferencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e së shtunës, ai tha se Kosova ka shkelur të gjitha marrëveshjet dhe kritika pati edhe për ndërkombëtarët.

"Për herë të tretë që prej muajit Mars, është cënuar paqja në mënyrë më provokative nga Prishtina. Është tentuar që të provokohet reagimi i Serbisë që të sanatizohet edhe më tej shteti ynë në bashkëpunim me një pjesë ndërkombëtare".

Vizita e Thaçit mobilizoi aparatin shtetëror serb të sigurisë, por edhe serbët në Kosovë të cilët dolën në protesta. Ushtria dhe policia u kthyen në detyrë. Presidenti serb bëri thirrje për serbët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre.

"Interesi ynë është të kemi paqe pasi Serbia nuk mund të përballojë konfliktet, por shteti ynë është mbështetur për muri nga papargjegjësia e shqiptarëve dhe papërgjegjësia edhe më e madhe e një pjese të përfaqësuesve ndërkombëtare. Politika e pushkëve të gjata nuk është politikë që sjell zgjidhje, por bisedimet. Por, kur kjo ndodh nuk kemi gjë tjetër përveç të jemi me popullin tonë".

Vuçiç theksoi se vendimi nëse ushtria dhe policia do të kthehen në normalitet, do të vlerësohet në bazë të situatës së krijuar.

Recommended