Ora News - Zjarret djegin rrjetin e energjisë në disa zona të Pukës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zjarret që kanë përfshirë zonën e Pukës kanë sjellë problematika edhe për shpërndarjen e rrjetit të energjisë elektrike.

OSHE njofton se flakët kanë djegur përcjellësit dhe kabinat në disa zona, duke sjelle për pasoje mungesën e energjisë.

Në të tjera zona me vatra zjarri, OSHEE ka qenë e detyruar të stakojë linjat për masë sigurie.

"Raportimet nga terreni flasin për dëmtim të tre fiderave ne Lak Loshi, Tuç dhe Munellë. Raportohet se ka dëmtime te konsiderueshme në përcjellës dhe izolator, si dhe e kabllo të Tensionit të Ulët.

Megjithatë, e gjithë struktura e punonjësve te Drejtorisë Rajonale Shkodër për riparimin e rrjetave elektrike është ne terren per eliminimin e dëmeve te shkaktuara dhe vënien në punë të linjave elektrike", thuhet në njoftim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarret-djegin-rrjetin-e-energjise-ne-disa-zona-te-pukes

Recommended