Report TV - Durrës, i penduar dhe i braktisur, burg pa afat për të riun që masakroi gjyshen

  • 6 years ago
DURRES-Gjykata vendosi që të lerë në burg pa afat 21-vjeçarin Redmon Gruda që vrau gjyshen me thikë duke e goditur në kokë. Report Tv siguroi pamjet nga brenda seancës gjyqësore, ku i riu u shfaq i penduar për krimin. Gruda u braktis nga shokët dhe të afërmit, pasi asnjë nuk ishte në seancën për masën e sigurisë.

Ai pranoi krimin, ndërsa nuk tregoi shkakun duke heshtur kur u pyet nga gjyqtarja, por Report Tv mësoi dje se ai u shpreh para grupit hetimor se e vrau gjyshen në gjaknxehtësi pasi e moshuara, Floresha Shkurti 81-vjeçe nuk pranoi që t?i jepte lekë për të blerë kanabis. 21-vjeçari pasi e goditi gjyshen në kokë, fshehu thikën, ndërsa më pas njoftoi policinë duke pretenduar se vdekja ishte aksidentale.

Por ekspertiza zbuloi se e moshuara kishte plagë në kokë dhe shenja gjaku, ndërsa pas disa orëve para grupit hetimor ai pranoi krimin. Report Tv mëson sot se ai e goditi të moshuarën 10 herë më thikë në pjesën e pasme të kokës dhe njëherë në dorë, ndërsa më pas rrobat me njolla gjaku i fshehu në banjë, të cilat janë zbuluar bashkë me thikën. E moshuara jetonte vetëm me nipin dhe nusen, pasi djali i kishte vdekur disa vite më parë.

Recommended