Muralet e artistit nga Indonezia i japin ngjyra Urës Vajgurore, banorët: Na japin energji pozitive

  • 6 years ago
Tre piktura murale u realizuan gjatë kësaj vere në qytezën e Urës Vajgurore nga Wild Drawing, një artist idonezian, i njohur për artin e rrugës në të gjithë botën.

Gjatë dy muajve të verës, korrik dhe gusht, Wild Drawing, artisti nga Bali i Indonezisë punoi në këtë qytet intensivisht duke realizuar tre vepra ?street art? në fasadat e dy pallateve dhe një godinë të kohës të monizmit, duke i dhënë ngjyra qytetit, ku zbehja e një jete province bashkohet me mungesën e institucioneve të kulturës dhe artit.

Realizimi i ?street art? u mundësua fal bashkisë së qytetit dhe përkushtimit të mjeshtrit shqiptar të akuarelit, Helidon Haliti, i cili ishte kuratori i këtij projekti.

Pranë pallateve ku janë tashmë dy prej muraleve ndodhet dhe lulushtja e vetme e kësaj qyteze ku kalojnë kohën e lirë dhe banorët i shohin pikturat si shenjë e një ndryshimi pozitiv që mund ti vijë qytetit në të ardhmen.

Qyteti është i vogël, por hallet i ka të mëdha. Këto piktura sikur na kanë sjell pak gjallëri, pasi i shohim dhe na japin pak energji pozitive.

Banorët
Grafiti i parë i është kushtuar simbolikës së qytetit ?Djalit të Dimalit? një zbulim antik në Kalanë e Dimalit që ndodhet në njësinë administrative të Urës Vajgurore.

Sëbashku me muralen e ?Djalit të Dimalit? qytetit i janë shtuar dhe dy vepra të të tjera. Piktura murale e një vajze dhe një djali, ?Flirtimi? në një fasadë pallati tërheq vëmendjen e të gjithëve për mjeshtërinë e realizimit të një vepre që përciell emocione ngjyrash nëpërmjet dy të rinjëve përkrah njëri-tjetrit.

Ndërsa, muralja e tretë ?Ura e mendjes? ndodhet në dalje të qytetit dhe është realizuar në murin e një godine të ish ndërmarjeve të kohës së monizmit.

ke.mu.

Recommended