Pritet sekuestrimi i videodeshmise se Nuhut

  • 6 years ago
Një ditë pas publikimit të videodëshmisë së ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, Prokuroria e Tiranës pritet të sekuestrojë materialin që u transmetua i plotë edhe nga selia e Partisë Demokratike.

Intervista e tij do t?i bashkangjitet dosjes hetimore që ka regjistruar Prokuroria, pas kallëzimit të bërë nga ish-oficeri në 1 Gusht për kanosje për shkak të detyrës.

Versioni i dhënë prej tij në intervistën për një media lokale do të krahasohet me dëshminë që ish-oficeri ka bërë për oficerët e Policisë Gjyqësore.

Prokuroria do të verifikojë nëse përputhen emrat e personave që janë përmendur nga Nuhu në të dyja dëshmitë. Në sqarimin e një ditë më parë, policia tha se ish-oficeri nuk ka qenë në shërbim në datën 21 Korrik kur ai pretendon se është kërcënuar me pistoletë në kokë nga vëllai i deputetit.

Po ashtu policia thotë se në kallëzimin e bërë në Prokuroi më 1 Gusht nuk përmend asnjë prej emrave që deklaron në intervistën në media.

Edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur verifikimet pas kallëzimit më 21 korrik të Xhensila Malokut se ndaj saj është ushtruar dhunë nga ish i dashuri, për të parë nëse punonjësit e policisë kanë kryer veprimet si duhet apo jo.

Recommended