Çeku për bebet në 2019, Xhafaj në Report Tv: Paratë do merren brenda vitit që lind fëmija

  • 6 years ago
Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë e ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka sqaruar nismën e re të qeverisë shqiptare, e lançuar nga kryeministri Edi Rama, për ?çekun e bebeve?. Xhafaj ka thënë se ky bonos do t?iu jepet të gjitha familjeve që shtohen me fëmijë dhe se fokusi i kësaj politike sociale është rritja e numrit të fëmijëve nga familjet e reja.

Ajo që lançoi kryeministri është një politikë e re sociale, lidhet direkt me bonusin që iu jepet nënave dhe familjeve që gëzohen me fëmijë. Siç e tha dhe Rama, në bashkëpunim me Manastirliun është një politikë sociale që ndihmon për fuqizimin e familjes. Familjet e reja bëjnë një numër shumë të ulët fëmijësh dhe ka familje që rezervohen për të bërë fëmijë. Politikat sociale që ndjek ministria, është prioritet, mbështetja financiare e familjeve që numri i popullsisë të qëndrojë në rritje.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë
Xhafaj ka folur edhe për rastet kur nënat lindin binjakë ose trinjakë. Ajo ka thënë se edhe në këto raste do të ketë bonos për lindjet, por ende nuk është caktuar metoda dhe shuma e parave që do të jepet.

Në rastin e binjakëve apo trinjakëve do të ketë bonus për të cilin ne do të punojmë në bazë të buxheteve tona dhe do shohim si e ndajmë fondin.

Merita Xhafaj, drejtore e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë
E pyetur për ankesat e nënave që nuk e kanë marrë ende bonusin aktual prej 5 mijë lekësh për lindjet, Xhafaj ka thënë se nuk ka një numër të saktë që e disponon ministria. Ajo theksoi se po punohet që çdo nënë të mund t?i marrë paratë brenda vitit që ka lindur fëmija.

Recommended