Eurobondi, Republika e Shqiperise del ne bursa

  • 6 years ago
Shqipëria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare për të emetuar eurobodnin me vlerë 500 milion euro.

Njoftimi i parë zyrtar është bërë nga bursa e Londrës për riblerjen e instrumentit të borxhit të marrë në vitin 2015 me vlerë 450 milionë euro.

?Republika e Shqipërisë ka shpallur sot ftesën për investitorët e eurobondit me vlerë 450 milionë euro dhe interes 5.75% që të likuidojnë në ?Cash? letrat me vlerë që kanë marrë.? thuhet në njoftim.

Pas riblerjes së eurobondit ekzistues, qeveria do të hedhë më pas kërkesën për emetimin e bondit të ri me vlerë 500 milionë euro.

Ministria e Financave pret që marrë një interes më të mirë se ai që pati në 2015-n, por e gjithë kjo do të varet nga konjektura në tregjet globale. Risku i vlerësuar është rritur në B+ nga Moody?s dhe B1 nga Standard & Poor?s.

Agjentët që do të emetojnë eurobondin e Shqipërisë janë Banka IMI, Citigrop dhe Societe Generale.

Për herë të parë vendi ynë do të tentojë që kërkesën për borxh ta drejtojë edhe në kontinentin amerikan. Në 2010-n dhe 2015-n borxhi u morr në tregjet europiane.

Recommended