Haradinaj: Propagande e tmerrshme ne Kosove kunder turizmit ne Shqiperi

  • 6 years ago
Në studion e ?Opinion?, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha mbrëmjen e së mërkurës se në median e Kosovës ka pasur propagandë të tmerrshme kundër ardhjes për turizëm në Shqipëri.

E gjitha kjo, mendon ai, ka qenë e paguar nga ndonjë ofertë apo shtet konkurrent.

Blendi Fevziu: Rikthehem edhe një herë bashkëpunimit me Shqipërinë, thamë heqjen e kufirit. Po në fakt a ka një bashkëpunim intensiv realisht me Shqipërinë?

Ramush Haradinaj: Ndjenja është perfekt, mund të bëjë më shumë në zbatim.

Blendi Fevziu: Ndërkohë ka komente që ka një zbehje ose një zvogëlim të numrit të shqiptarëve të Kosovës që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ramush Haradinaj: Ka qenë një propagandë e tmerrshme, në media dhe portale, kundër ardhjes së kosovarëve. Nuk e di, e pagume, nga ndonjë ofertë konkurrente, nga ndonjë vend konkurrent. Unë mendoj se është bërë një propagandë e tmerrshme duke lexuar që shpesh i tha kosovarit në Durrës, kështu...

Blendi Fevziu: Gjë që nuk është e vërtetë...

Ramush Haradinaj: Unë e e di që nuk është, unë kam ardhur në Shqipëri, ia kam kaluar shumë mirë, jam kënaq. Kam qenë në Jalë, në Durrës, kemi kaluar jashtëzakonisht mirë, mirëpo ka qenë një propagandë e madhe. Unë mendoj se kosovarët nuk munden të bëjnë punë më të mirë se me ardh në Shqipëri, pse? Sepse e para është gjenerim ekonomik, sepse ky i Shqipërisë kur krijon një prodhim e gjeneron edhe në Kosovë. Mund ta investojë. Është e ndërlidhur, ekonomitë tona do të ndërlidhen edhe më shumë.  

Blendi Fevziu: A të pëlqen Shqipëria si turist?

Ramush Haradinaj: Po... E para ndjehem në shtëpi kur jam në Shqipëri. Prej në jug deri në Theth shkoj për qejf, të mos flasim për detin për njerëzit, ndjehem në shtëpi. /tvklan.al

Recommended